Super shkëmbim: Emre Can rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Emre Can rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can do të largohet nga Signal Iduna Park në fund të sezonit, pasiqë nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër.

Can, ka luajtur në 26 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa kontrata me Dortmundin i skadon në vitin 2024.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Can do të rikthehet në Serie A, falë një super shkëmbimi.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Can në merkaton e verës dhe Neroaxurët do tia ofrojnë Dortmundit në këmbim kartonin e Robin Gosens.

Drejtuesit e Dortmund janë të hapur për këtë shkëmbim dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here