E bujshme, Marco Verratti rikthehet në Itali.






Mesfushori i PSG, Marco Verratti mund të largohet nga Parku i Princave në verë, pas 11 sezoneve me fanellën e Parisienëve.




PSG e bleu Verrattin në vitin 2012 nga Pescara për 12 milionë euro, ndërsa këtë sezon italiani ka luajtur në 28 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 1 asistim.




Te PSG pritet një revolucion në merkaton e verës, pas dështimit në Champions dhe Verratti mund të rikthehet në Itali falë një super shkëmbimi.






Sipas Calcio Mercato, PSG synon transferimin e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic dhe Parisienët do tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Verrattit dhe 30 milionë euro.






Verratti do të ishte një super përforcim për Zonjën e Vjetër dhe drejtuesit e Juventusit nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së PSG.





