Barcelona dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.






Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.






Mes skuadrave më aktive janë padyshim Barcelona dhe Juventusi, me drejtuesit që po konsiderojnë një shkëmbim në merkaton e verës.






Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona synon transferimin e Gleison Bremer nga Juventusi.






Qendërmbrojtësi brazilian pëlqehet shumë nga Xavi dhe për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Juventusit kartonin e Ansu Fatit.






Juventus ka shfaqur më parë interesim për Ansu Fatin dhe Biankonerët janë të hapur për këtë shkëmbim, shkruan Calcio Mercato.






Vlera e të dy lojtarëve në treg është e përafërt dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.





