Çfarë tradhëtie: Massara dhe ylli i Milanit transferohen së bashku te Juventusi

Tradhëti e dyfisht, Frederic Massara dhe ylli i Milanit transferohen te Juventusi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e drejtort sportiv të Milanit, Frederic Massara.

Massara po bën një punë të shkëlqyeshme te Milani duke bërë transferime të qëlluara si Rafael Leao dhe Pierre Kalulu.

Te Juventus pritet një revolucion i madh verën e ardhshme dhe Biankonerët e kanë piketuar Massaran si njeriun ideal për postin e drejtorit sportiv.

Calcio Mercato, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar goditjen e parë të Massaras te Juventusi.

Sipas Calcio Mercato, përforcimi i parë i Massaras te Juventusi do të jetë Pierre Kalulu.

Kalulu po shkëlqen te Milani dhe Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 50-60 milionë euro për kartonin e francezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here