Shkëmbim spektakolar: Renato Sanches transferohet në Serie A

Shkëmbim spektakolar, Renato Sanches te gjiganti italian.

Mesfushori portugez, Renato Sanches, ishte njëri nga lojtarët më të pëfolur merkaton e verës së shkuar.

Sanches ishte i lidhur me një transferim te Milani, por në fund zgjodhi ta vazhdojë karrierën te PSG.

Por aventura me Parisienët nuk ka shkuar ashtu siç ka dëshiruar portugezi, pasiqë këtë sezon ka luajtur vetëm 625 minuta.

Sanches do të largohet në verë nga PSG dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë gjiganti italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Renato Sanches në merkaton e verës dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta sakrifikojnë Marcelo Brozovic.

Brozovic ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe në verë do të largohet nga Meazza.

Neroaxurët do t’ia ofrojnë kartonin e kroatit PSG në këmbim të Sanches, ndërsa Parisienët janë të hapur për këtë shkëmbim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here