Marrëveshja është arritur: Retegui te gjiganti italian, zbulohen detajet…

Lajm i bujshëm nga Italia, Mateo Retegui transferohet në Serie A.

Mateo Retegui, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pas debutimit mbreslënëse me Italinë.

Retegui shënoi në debutim ndaj Anglisë, ndërkohë që realizoi edhe në suksesin 0-2 në Maltë.

Në kampionatin e Argjentinës, Retegui ka realizuar 7 gola në 10 ndeshje të luajtura dhe në verë 23-vjeçari pritet ta bëjë transferimin e karrierës.

E përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport, shkruan se Inter ka arritur marrëveshje me Tigre për transferimin e Reteguit në verë.

Neroaxurët do të paguajnë 18 milionë euro për kartonin e Retegui, ndërsa 23-vjeçari do të firmosë kontratë katër vjeçare.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here