Lajm i bujshëm nga Italia, Mattia Zaccagni bën transferimin e karrierës.






Sulmuesi i Lazios, Mattia Zaccagni po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 10 gola dhe 9 asistime në 36 ndeshje të luajtura.






Lazio e bleu Zaccagni verën e shkuar për 7.1 milionë euro nga Verona, ndërsa në verë mund ta shesin atë për 40 milionë euro.






Falë paraqitjeve mbreslënëse Zaccagni ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian.






Sipas Calcio Mercato, Milan dhe Juventus do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e Zaccagnit.






Rosonerët e kanë piketuar Zaccagnin si zëvendësuesin ideal të Leaos, në rast se portugezi largohet.






Por Juventus konsiderohet si favorit për të siguruar shërbimet e Zaccagni, pasiqë janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit.





