Bomba e verës, Juventusi dhe Arsenali shkëmbejnë yjet e tyre.
Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, është njëri nga lojtarët më të përfolur, pasiqë në verë pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.
Disa gjigantë europian kanë shfaqur interesim për Vlahovic, ndërsa Arsenali ka gati ofertën tunduese për Biankonerët, shkruan Calcio Mercato.
Sipas Calcio Mercato, Arsenali do t’ia ofrojë Juventusit kartonin e Folarin Balogun dhe 40 milionë euro në këmbim të Vlahovic.
Balogun po shkëlqen në Ligue 1 me Reims duke realizuar 19 gola dhe 3 asistime këtë sezon.
Falë paraqitjeve mbreslënëse Balogun ka përfunduar në shënjestrën e Milanit, por duket se anglezi do ta vazhdojë karrierën te Juventusi.
Biankonerët janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet me Topçinjtë pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.