Maldini nis sulmin: Milan transferon dy yje me parametra zero

Maldini nis sulmin, Milan transferon dy yje me parametra zero.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar dy super përforcime me parametra zero.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se te Milani po punojnë për të transferuar dyshen e Premier League, Firmino-Traore.

Sulmuesit brazilian i skadon kontrata me Liverpoolin në verë dhe Rosonerët e kanë piketuar Firminon si përforcimin ideal.

Traore gjithashtu në verë do të jetë futbollist i lirë dhe drejtuesit e Milanit e kanë piketuar atë si përforcimin e duhur për krahun e djathtë të sulmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here