Oferta e çmendur ka arritur: Leao largohet nga Milani për €150m

250 milionë euro, oferta e çmendur që mund të ndajë Milan-in dhe Leao-n

E ardhmja e Jose Mourinho-s mbetet një mister. Special One ka dëshirë të respektojë kontratën që ka me Friedkin, por qëndrimi i tij në Romë nuk është edhe aq i sigurt.

Shumë do të varet nga garancitë që mund të japin pronarët amerikanë në merkato dhe gjithashtu, padyshim, nga ajo që skuadra do të arrijë këtë sezon.

Javët e fundit, për më tepër, është folur me këmbëngulje për një interes të fortë për Mourinho-n nga Paris Saint Germain, që së shpejti mund të shkarkojë Christophe Galtier.

E në rast se martesa mes Special One dhe skuadrës parisiene do të bëhet realitet së shpejti, trajneri mund të kërkojë Leao-n si përforcimin e parë për sezonin e ri.

Al-Khelaifi, sipas calciomercatoweb.it, për të kënaqur trajnerin nga Setubali, mund të ofrojë 150 milionë euro për kartonin dhe një pagë neto prej 12 milionë eurosh në sezon lojtarit për pesë vitet e ardhshme.

Në total, duke përfshirë pagën bruto të Leao-s, do të ishim rreth 250-270 milionë. Shifra marramendëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here