Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë yllin e rivalëve.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.
E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, shkruan se Pioli ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit transferimin e Sergej Milinkovic-Savic.
28-vjeçarit pëlqehet shumë nga Pioli dhe drejtuesit e Rosonerëve janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për kartonin e mesfushorit të Lazios.
Savic ka kontratë me Lazion deri në vitin 2024 dhe Lotito është i hapur për shitjen e tij këtë verë.