Marco Verratti transferohet në Serie A, zbulohet skuadra

Marco Verratti rikthehet në Itali.

Kontrata e tij me PSG skadon më 30 qershor 2026, por Verratti mund të marrë një biletë me një drejtim për në Itali brenda pak muajsh.

Me një destinacion të zgjedhur tashmë. Nuk është aspak mister që Interi ka qenë në gjurmët e tij për një kohë të gjatë.

Edhe pse, nuk ka pasur kurrë një negociatë të vërtetë me PSG. Sidomos sepse të merresh me presidentin Al-Khelaifi nuk është aq e thjeshtë.

Këtë vit, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë. Dhe arsyeja është shumë e qartë. Verratti mund të zëvendësojë një tjetër lojtar të madh në mesfushën e zikaltërve.

Bëhet fjalë për Marcelo Brozovic. Kroati mund të provojë, për herë të parë në jetën e tij, eksperiencën në Premier League ose në La Liga ku është shumë i pëlqyer.

Në rast se skuadra e Inzaghit, më 10 qershor në Stamboll, do të ngrinte në qiell Champions League, gjërat mund të ishin edhe më “të thjeshta”. Megjithatë, vlerësimi i Verratti-t është rreth 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here