Milan merr masa për repartin e mbrojtjes pas turpërimit në derbi.
Milan u turpërua në derbin e parë të sezonit duke u mposhtur nga Interi me rezultat të thellë prej 5-1.
Mbrojtja e Rosonerëve ishte e pafuqishme për të ndalur sulmet e Interit dhe drejtuesit e kanë kuptuar gabimin për të mos e përforcuar repartin e mbrojtjes gjatë meraktos së verës.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon afrimin e një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo, i cili është në orbitën e disa gjigantëve europian.
Todibo ka kontratë me Nice deri në vitin 2027 dhe për të siguruar shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj 40 milionë euro.