Everton ka identifikuar portierin e skuadrës së Fenerbahces, Altay Bayindir si një objektiv në këtë merkato, raporton Fanatik.
Ajax dhe Sevilla janë gjithashtu në garë për 23 vjeçarin i cili aktualisht ka një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh.
Bayindir i cili ka edhe dy vite kontratë të mbetur me skuadrën e madhe turke, zhvilloi 33 ndeshje në sezonin e kaluar në Superligën turke.