Citizens për shopping në Stamford Bridge.
E përditshmja angleze The Athletic, raporton se Manchester City synon transferimin e mbrojtësit të Chelsea, Reece James.
James ka luajtur 45 ndeshje me Blutë e Londrës sezonin e fundit duke realizuar 1 gol dhe 5 asistime.
21-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro, shifër aspak problematike për Manchester Cityn.