Tottenham është i interesuar të nënshkruajë me Anthony Martial nga Manchester United.
“Djajtë e Kuq” duan ta largojnë nga lista e pagave sulmuesin francez për rreth 50 milionë £ (69 milionë dollarë).
“The Daily Star” pretendon se “Spurs” do të ishin të lumtur ta merrnin atë, por tarifa e transferimit dhe paga e tij mund të dalin jashtë mundësive financiare të klubit londinez.
“Paja” e tij në Premier League që nga nënshkrimi i tij prej 50 milionë £ nga Monaco, gjashtë vite më parë, është 55 gola në 167 ndeshje.
Paga javore e francezit prej 250.000 £ në javë përbën pengesë të madhe për çdo klub, që t’i afrohet në merkato.
Vetë sulmuesi transalpin duhet të lëvizë, sepse ditët e Martial te Manchester United kanë mbaruar, pas ardhjes së Jadon Sancho në “Old Trafford”.