Inter dhe AC Milan derbin e tyre kanë vendosur që momentalisht ta zhvendosin në merkato ku bëhet fjalë për shërbimet e futbollistit të Atalantas, Papu Gomez, raporton kështu Calcio Mercato.
32 vjeçari pritet që të largohet këtë sezon nga skuadra e Atalantas pasi raportohet se ka prishur raportet me trajnerin e kësaj skuadre, Gian Piero Gasperini.
Gomez gjithashtu është i kërkuar edhe nga skuadra të MLS, mirëpo duket se karrierën do ta vazhdojë tek njëra prej skuadrave të Milanos.