Një interesim i vogël ose fare ekzistent i Chelseas për futbollistin e saj, Andreas Christensen ka bërë që një skuadër nga Serie A të mendojë seriozisht transferimin e tij.
Calciomercato ka bërë të ditur që hezitimi i Bluve të Londrës për ti rinovuar kontratën atij ka bërë që Juventus të hidhet në sulm dhe të kërkojë shërbimet e tij.
Mbrojtësi danez do të jetë një futbollist i lirë gjatë merkatos së ardhshme verore pasi Chelsea nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën me të.
Një situatë të tillë po kërkon ta shfrytëzojë Zonja e Vjetër e cila nuk ka përjashtuar mundësinë për transferimin e tij qysh në merkaton e janarit.