Alvaro Morata largohet nga Juventusi por jo nga Serie A!
Sulmuesi i Atletico Madrid i huazuar te Juventusi, Alvaro Morata në fund të sezonit do të largohet nga Zonja e Vjetër, pasiqë Biankonerët nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes.
Morata ka luajtur në 21 ndeshje këtë sezon duke realizuar 6 gola, por Biankonerët nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
29-vjeçari pritet të rikthehet te Atletico, por Simeone nuk e dëshiron atë në skuadër dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë rivalët e Juventusit.
Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, shkruan se Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Moratas.
Morata debutoi te Reali pikërisht kur Mourinho ishte trajner i Los Blancos dhe portugezi beson se mund ta kthej spanjollin në formën e duhur.
Roma synon huazimin e Moratas me opsion blerjeje dhe te Atletico janë të hapur për këtë operacion.
Todo Fichajes, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që Morata të largohet nga Juventusit në janar.