Juventus do të ndeshet me Villareal në raundin e 1/16 të Champions League.
Me formën aktuale të skuadrës së Allegrit, ajo nuk mund të kërcënojë Villarealin e cila eleminoi Atalantan në grupe, kështu që ndërhyrja në merkaton e janarit është një emergjencë.
Me disa përforcime në muajin e ardhshëm, sezoni mund të ndryshojë plotësisht për Zonjën e Vjetër.
Siç raportojnë mediat italiane, Biankonerët kanë vënë në shënjestrën e tyre Denis Zakarian dhe emri i dytë vjen nga Serie A, Gianluca Scamacca.
Është e qartë që Juventusi ka nevojë për emra të rinj dhe këta dy talente mund të jenë kocka e fortë e skuadrës për të ardhmen.