Romelu Lukaku mund të rikthehet përsëri në Premier League.
Sipas raportimeve të fundit belgu është i pakënaqur pas eleminimit nga Liga e Kampionëve dhe mund të largohet nga Interi.
Interesim për Lukakun ka shfaqur Manchester City. Pep Guardiola e dëshiron me çdo kusht belgun në skuadër dhe Qytetarët kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurove.
Qytetarët i kanë ofruar Lukakut pagë prej 15 milionë euro në sezon, dyfishi i pagës që përfiton te Interi.
Duke pasur parasysh krizën e shkaktuar nga pandemija, Neroaxurët nuk kanë asgjë kundër shitjes së Lukakut.