Duket se Real Madrid nuk po arrinë të gjejë qetësi me futbollistët e saj që po kërkojnë largimin nga kjo skuadër çdo ditë e më shumë.
Tashmë bëhet fjalë për Iscon i cili me shumë mundësi karrierën e tij do ta vazhdojë në Serie A mirëpo ende nuk dihet se tek cila skuadër pasi Milan dhe Juventus janë në garë të ashpër për të siguruar shërbimet e tij.
Madje ka disa në Spanjë që po e quajnë atë edhe një tradhtar.
Një gjë tashmë është e sigurtë, që ai nuk bën pjesë më në planet e Zinedine Zidane dhe largimi i tij mund të ndodhë edhe gjatë muajit janar.