Tek Atletico Madrid nuk gjeti ambientin që kërkonte për të qëndruar më gjatë.
Rodrigo De Paul duket i penduar që u largua verën e kaluar nga Serie A dhe tashmë po kërkon që ta përmirësojë këtë gabim.
Buzëqeshja e Massimiliano Allegrit për shkak të kualifikimit në Champions League mund të ‘ngrihet’ tashmë nga Interi e cila po mendon seriozisht për një ofertë në drejtim të mesfushorit argjentinasit.
Me Dybalan që duket se ka zgjedhur Interin, Biankonerët mund të goditen përsëri nga skuadra e Simone Inzaghit.
La Gazzetta dello Sport raportoi që Zonja e Vjetër edhe mund të tërhiqet nga gara për argjentinasin dhe të fokusohet tek blerja e Sergej Milinkovic-Savic të Lazios, duke i lënë kështu rrugë të hapur Neroazzurëve.