Juventus synon të marrë njërin prej emrave kryesorë të Barcelonës dhe tashmë është duke shqyrtuar planin për ta bërë për vete holandezin.
Zonja e Vjetër ka disa emra në mesfushë që nuk janë të sigurt për qëndrimin e tyre pas kësaj vere, me futbollistë si Rabiot dhe Arthur që mendjen e kanë për tu larguar nga Torino.
Kjo gjë ka krijuar pasiguri në rradhët e Biankonerëve të cilët po shohin tek Frenkie de Jong emrin ideal për mesfushën e tyre.
Todofichajes.com bën të ditur se Adrien Rabiot mund të përfshihet në marrëveshje shkëmbimi së bashku me Alvaro Moratan, një emër ky shumë i pëlqyer nga Xavi.
Allegri duket i gatshëm për ta çuar deri në fund një operacion të tillë pasi si rezervë po mbahet edhe Alex Sandro i cili mundet gjithashtu ti ofrohet katalanasve.