Lëndimi i Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez ka bërë që Liverpooli të hidhet në merkato për të transferuar një qendër-mbrojtës.
Siç raporton portali spanjoll Todo Fichajes, Jurgen Klopp ia ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transferimin e Manuel Akanji.
Zvicerani po shkëlqen te Dortmundi këtë sezon dhe The Reds nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij.
Akanji ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022 dhe Liverpooli do të duhet të paguaj më së paku 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.