Lajm i bujshëm nga Italia, Simone Inzaghi largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.
Inter mbrëmë arriti ta ruaj epërsinë minimale nga ndeshja e parë ndaj Portos dhe Neroaxurët siguruan kështu kualifikimin në çerekfinale të Champions.
Në Serie A, Inter renditët në pozitën e dytë me 18 pikë më pak se Napoli dhe dy më tepër se Milani në pozitën e katërt.
Simone Inzaghi do të largohet nga Meazza në verë edhe përkundër ecurisë së mirë në Champions këtë sezon.
Por sipas Calcio Mercato, Inzaghi nuk do të qëndrojë i pa punë, pasiqë një tjetër gjigant italian dëshiron shërbimet e 46-vjeçarit.
Calcio Mercato, shkruan se Atalanta e ka piketuar Inzaghin si zëvendësuesin e Gasperinit.
Gasperini sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Bergamo dhe drejtuesit e Atalantës janë të gatshëm tia besojnë stolin Inzaghit.