E bujshme nga Italia, Mateo Retegui në Serie A.
Mateo Retegui është zbulimi i radhës i Roberto Mancinit. Trajneri italian e ftoi në kombëtaren e kaltër sulmuesin argjentinas që luan me Tigre.
Retegui shënoi në debutim ndaj Anglisë, ndërkohë që realizoi edhe në suksesin 0-2 në Maltë.
Në kampionatin e Argjentinës, Retegui ka realizuar 6 gola në 9 ndeshje të luajtura dhe në verë 23-vjeçari pritet ta bëjë transferimin e karrierës.
Bombarduesi aktual i Tigres ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian Inter, Milan, Lazio dhe Roma.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Retegui ka arritur marrëveshje verbale me Interin.
Neroaxurët e kanë piketuar argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Lukakut dhe në verë do të hidhen në sulm për të kompletuar transferimin.