Mesfushori që tashmë nuk llogaritet për të ardhmen tek Arsenal është duke synuar një transferim në Itali.
Mesut Ozil i është ofruar skuadrës së Juventusit, të paktën kështu raporton Tuttosport.
Agjenti i mesfushorit turko-gjerman ka qenë në kontakt me drejtuesit e skuadrës italiane për të realizuar një transferim me parametra zero gjatë verës së ardhshme.
Ozil do të largohet nga Emirates Stadium falas kur kontrata e tij do të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe se qëndrimi i tij në skuadrën londineze duket mëse i pamundur për arsye se ai më nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe largimi i tij është i paevitueshëm shkaku i pagës së lartë.