Arsenal është e gatshme që gjatë muajit janar të bëjë gati një ofertë për huazimin e mesfushorit të skuadrës së Sevillas, Joan Jordan, raporton kështu e përditshmja angleze The Sun.
Topçinjtë kanë plot 3 vite që janë vënë në ndjekje të 26 vjeçarit mirëpo tashmë janë gati të hidhen në sulm për shërbimet e tij pasi edhe vetë trajneri Mikel Arteta është në kërkim të përforcimi pas një gjysme sezoni komplet të dështuar.
Jordan besohet se ka një klauzolë rreth 60 milionë euro mirëpo skuadra e Sevillas ka vendosur të bëjë lëshime sa i përket çmimit dhe do të pranojë largimin e tij për një shumë prej 35 milionë eurosh.