Son përfundon në shënjestrën e Realit

Heung-min Son ka përfunduar në shënjestrën e Real Madrid.

Sulmuesi i Tottenham, Son, pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane dhe ky i fundit ia ka kërkuar Perezit transferimin e tij në verë.

Son po shkëlqen te Tottenham dhe këtë sezon ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje të luajtura.

Koreani ka kontratë me Spurs deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 90 milionë euro, shifër aspak problematike për Realin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here