Për Sergio Ramos ky duket se do të jetë sezoni i fundit si futbollist i Realit.
34-vjeçari nuk po arrin marrëveshje me Mbretërit për rinovimin e kontratës dhe është gjithnjë e më pranë largimit nga Santiago Bernabeu.
Los Blancos kanë filluar ta kërkojnë pasuesin e Ramos dhe mediat spanjolle, raportojnë se kanë piketuar mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres.
23-vjeçari po shkëlqen këtë sezon, duke shënuar dy gola në 18 ndeshje të luajtura. Torres ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro.