Merkatoja e janarit ka shumë mundësi që do dhurojë surprizën më të madhe të merkatos të viteve të fundit.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Sergio Ramos i cili ka deklaruar që skuadra e tij e ardhshme do të jetë e njëjta edhe për Lionel Messin dhe bëhet fjalë për Paris Saint Germain.
Rinovimi i spanjollit me Real Madrid ka shumë mundësi që nuk do të ndodhë dhe tashmë ka mundësi që të negociojë me skuadrën franceze pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës ku me Real Madrid do ndërpresë marrëdhëniet më 30 qershor.
Vetë kapiteni i Los Blancos deklaroi që tek PSG i kanë thënë atij që do ta bëjnë bashkë në skuadër me Lionel Messin.
Argjentinasi po kalon një periudhë jo të mirë me Barcelonë këtë sezon ku rezultatet pozitive kanë hasur në pengesa të shumta dhe pakënaqësia e argjentinasit vërehet haptazi.