Trajneri i Ukrainës është vënë në radarët e drejtuesve nga Stamford Bridge.
Andriy Shevchenko është duke u konsideruar seriozisht si pasuesi i Frank Lampard për të marrë timonin e skuadrës së Chelseas, raporton Le 10 Sport.
Blutë po shikojnë tashmë të gjitha mundësitë që kanë për të zëvëndësuar Frank Lampard, i cili javëve të fundit është duke kaluar nëpër një presion të jashtëzakonshëm shkaku i formës së dobët që skuadra e tij dhe blerjet e reja janë duke treguar.
Për këtë arsye trajneri momentalisht i Ukrainës është kandidati kryesor për të marrë këtë rol duke marrë parasysh faktin që ai më herët ka qenë pjesë e skuadrës londineze.