Milan mbrëmë u mposht nga Juventusi me rezultat 1-3 në kuadër të gjiros së 16-të të Serie A.
Rosonerët zhgënjyen me paraqitjen e tyre, por vlen të theksohet fakti se kishin mungesa të shumta.
Pas disfatës së mbrëmshme drejtuesit e Milanit kanë goditur menjëherë në merkato dhe sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë siguruar përforcimin e parë për këtë merkato.
Todo Fichajes, raporton se Milan ka arritur marrëveshje me Toulouse, për transferimin e Kouadio Kone.
19-vjeçari është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë, ndërsa për shërbimet e tij Rosonerët do të paguajnë 5 milionë euro.
Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi për një kohë të gjatë dhe Rosonerët besojnë se Kone është përforcimi i duhur.