Interi dhe Juventus duket se janë gati të dështojnë që të dyja në transferimin e mesfushorit të Udineses, Rodrigo De Paul.
Mesfushori argjentinas kishte kohë që ishte në vëmendjen e dy gjigantëve të Serie A mirëpo kjo gjë rezultoi e kotë pasi Leeds i Marcelo Bielsas duket më i fortë në këtë garë.
Trajneri i skuadrës angleze dëshiron që ta shohë bashkëkombasin e tij nën urdhërat e tij dhe gjithçka kërkon që ta përfundojë në këtë merkato të janarit.
Skuadra fruliane e ka vlerësuar mesfushorin e saj me një çmim prej 44 milionë eurosh, shumë kjo e përballueshme për të sapoardhurit në Premier League që kanë befasuar me paraqitjet e tyre.