Manchester City është ngjitur në vendin e tretë të renditjes së Premier League pas fitores 1-0 të marrë kundër Brighton në shtëpi.
Ndeshja e luajtur në Etihad Stadium është vendosur nga një gol i bukur i Foden në minutën e 44-t të pjesës së parë.
Rezultati final mund të kishte qenë 2-0 nëse Sterling nuk do të kishte gabuar penalltinë e fituar në minutën e 92-të nga De Bruyne.
City mban vendin e tretë në renditje me 32 pikë dhe një ndeshje për të rikuperuar.