4 skuadra të mëdha europiane janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Arsenalit, Lucas Torreira, raporton e përditshmja spanjolle AS.
Torino, Fiorentina, Lazio dhe Valencia janë skuadrat që kanë shfaqur interesimin më të madh për të siguruar shërbimet e mesfushorit uruguajan pasi hauzimi i tij tek Atletico Madrid duket se është duke ardhur kah përfundimi.
Torreira ka hasur në probleme për të gjetur minuta të rregullt tek skuadra në Wanda Metropolitano.
Kjo po shihet si një arsye e mjaftueshme nga skuadra e Arsenal e cila mund të vendosë që ti ndërrojë atij skuadrën gjatë janarit deri në fund të këtij sezoni.