Katalanasit sigurojnë përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Eric Garcias.
20-vjeçari është në shënjestrën e Barcelonës për një kohë të gjatë dhe është shumë pranë rikthimit në Camp Nou.
Barcelona nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke shfaqur dobësi në vijën e mbrojtjes dhe Garcia shihet si një përforcim ideal.
Katalanasit do të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e Garcias.