Një lajm shumë i rëndësishëm ka ardhur për Barcelonën pasi transferimi i mbrojtësit të Manchester Cityt, Eric Garcia duket të jetë shumë pranë finalizimit, raporton Sport.
Mbrojtësi ka shprehur gatishmërinë për të firmosur një kontratë afatgjatë për plot 5 vite sapo që të dy palët do të arrijnë marrëveshjen në mes tyre gjatë këtij muaji.
Garcia është një futbollist që ka qenë produkt i Barcelonës por pastaj u transferua tek City por për këtë vendim drejtuesit e katalanasve mesa duket janë penduar shumë dhe tashmë po tentohet rikthimi i tij në Camp Nou.