Mino Raiola po bën gati ndoshta dhuratën më të madhe për Juventusin gjatë merkatos së verës.
‘Ndihmë’ këtu do të ofrojë edhe Erling Haaland i cili me shumë mundësi do të transferohet tek skuadra e Chelseas, transferim ky që do ti hapë rrugë Zonjës së Vjetër për të transferuar në Torino sulmuesin gjerman, Timo Werner.
Werner deri më tani nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij tek londinezët gjë që e ka vënë atë nën presion të madh duke bërë kështu që drejtuesit e skuadrës së Chelseas të mendojnë shitjen e tij.
Një mundësi tjetër është edhe ajo e Paolo Dybalas i cili akoma nuk ka rinovuar me Zonjën e Vjetër dhe mund të përdoret në formë shkëmbimi me gjermanin.