Liverpool akoma në ndjekje të Alabas!

Duket se Jurgen Klopp akoma nuk ka hequr dorë nga dëshira për të bërë për vete mbrojtësin anësor të skuadrës së Bayern Munich, David Alaba.

Real Madrid ndoshta mund të jetë favorite për të siguruar shërbimet e mbrotësit austriak mirëpo nga ana tjetër nuk bën që të nënvlerësohet edhe Liverpooli e cila është e gatshme për çmenduri për të siguruar emra të mëdhenj në mbrojtje.

Jurgen Klopp ka nevojë për përforcime gjithashtu edhe në mesfushë dhe për këtë arsye po kërkohet transferimi i austriakut pasi ai është në gjendje që të luajë edhe në këtë repart të fushës në rast nevoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here