Nuk mbaron me Agueron, Guardiola humbet një tjetër yll

Manchester City dhe trajneri Pep Guardiola kanë marrë një goditje të fortë.

“Qytetarët” nuk do të kenë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme Kevin De Bruyne.

Lojtari kyç i formacionit të ish-kampionëve të Anglisë është dëmtuar sërish. Ai nuk do të jetë në dispozicion për 2-3 javë, pasi ka një problem me tërheqjet.

Fatmirësisht nuk ka një dëmtim të rëndë, pasi De Bruyne do të qëndrojë jashtë vetëm 2-3 javë. Guardiola do të vuajë një mungesë të rëndësishme në ekipin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here