Nuk u përmbajt pas barazimit, ja sherri i Klopp me trajnerin e Burnley

Burnley ka befasuar Liverpool-in në Anfield të enjten në mbrëmje, duke i shkaktuar Të Kuqve humbjen e parë në shtëpi pas 68 ndeshjesh radhazi.

Ndeshja është ndezur në fundin e pjesës së parë, kur Ashley Barnes ka qenë i përfshirë në një përplasje me Fabinho-n.

Edhe pas vërshëllimës së arbitrit që i ka dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, në fushë kanë vazhduar shkëndijat.

Klopp nuk ka humbur kohë dhe ka shpërthyer kundër Dyche, në momentin që trajneri i Burnley-t është futur në tunel.

Gjermani ka refuzuar të sqarojë atë që ka ndodhur pas ndeshjes. “Nuk kam filluar unë, – ka thënë ai. – Nëse ai nuk do të flasë për këtë, nuk do të flas as unë. Nuk është asgjë, shkon gjithçka mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here