Erling Haaland me shumë mundësi është duke kaluar sezonint e tij të fundit tek skuadra e Borussia Dortmund për shkak se interesimi për të sa po vjen e po rritet dita ditës.
Chelsea ka vendosur që gjatë kësaj vere të fillojë një sulm të ri për të siguruar shërbimet e sulmuesit norvegjez i cili pëlqehet shumë nga trajneri i ri i londinezëve, Thomas Tuchel.
Gjermani tashmë i ka bërë të ditur të gjithë objektivat e tij që dëshiron ti sjellë gjatë verës në Stamford Bridge dhe sulmi i parë në merkato pritet që të ndodhë pikërisht tek ish skuadra e tij, Borussia Dortmund.