Chelsea ka futur në listën e tyre të dëshirave edhe mbrojtësin e Bayern Munich, Niklas Sule, raporton kështu Sport Bild.
Blutë nuk kanë vëmendjen e tyre vetëm tek Sule pasi në listën e kësaj skuadre janë edhe emrat e Dayot Upamecanos dhe David Alaba pasi janë në kërkim edhe të një mbrojtësi të qendrës.
Tashmë përveç kësaj dyshe në listë ka hyrë edhe emri i Sules me gjermanin që duket se me shumë mundësi do të largohet nga Bayern dhe bavarezët në rast të largimit të tij mund ti bëjnë konkurencë Chelseas për transferimin e Dayot Upamecanos.