Pep Guardiola i ka vënë sytë tek Erling Haaland për të zëvëndësuar Sergio Agueron i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere me shumë mundësi tek skuadra e Barcelonës.
Manchester City po e shikojnë norvegjezin si një transferim që do të ishte një zgjidhje afatgjate për sulmin e tyre pasi momentalisht Aguero është i dëmtuar dhe kontrata e tij skadon gjatë kësaj vere, raporton Marca.
City është e gatshme që të hidhet më herët në sulm për të mposhtur rivalitetin e skuadrave të tjera dhe janë duke bërë gati një pagë të majme për të bindur talentin e Dortmund që të transferohet.