Jack Grealish është në bisedime me skuadrën e Aston Villas për të rinovuar kontratën e tij në një periudhë ku shumë skuadra të mëdha janë vënë në ndjekje të tij, raporton kështu 90min.
25 vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 por Luanët dëshirojnë që të sigurojnë qëndrimin e tij në skuadër për shkak të interesimit të madh për të.
Pas një marrëveshje që pritet të arrihet me të, pastaj Villa do të kërkojë huazimin e Ross Barkley nga skuadra e Chelseas.