Manchester City heqë dorë nga Lautaro!

Blutë e Premier League i kanë dhënë fund tentativës për transferimin e sulmuesit të skuadrës së Inter, Lautaro Martinez.

Manchester City morën një vendim të tillë pasi u shpërnda lajmi që argjentinasi ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me Interin dhe shpresat e kësaj skuadre u zbehën pas këtij lajmi.

Skuadra e Guardiolas tashmë ka shënjestruar objektivin e tij të rradhës dhe bëhet fjalë për Erling Haaland ku Citizens nuk e kanë ndërmend që të kursejnë për të bindur norvegjezin të transferohet në Etihad Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here