Everton kërkon 60 milionë euro për Kean!

Siç raporton Fabrizio Romano, Everton i ka vënë një çmim prej 60-70 milionë eurosh sulmuesit të saj Moise Kean i cili mund të largohet përfundimisht nga skuadra angleze gjatë kësaj merkatoje verore.

Sulmuesi italian është aktualisht i huazuar tek skuadra e Paris Saint Germain ku ka arritur të gjejë formën e tij të mirë dhe nuk përjashtohet mundësia e blerjes përfundimtare të kartonit të tij nga gjigantët e Francës.

Ai nuk arriti që ta gjejë veten në Premier League njejtë siç hasi në vështirësi tek Juventusi dhe tashmë një karierë në Paris duket shumë pranë të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here