Skuadra angleze e Manchester United thuhet se është e gatshme që gjatë kësaj vere të nxjerrë në shitje sulmuesin francez, Anthony Martial.
Siç raporton Goal, Djajtë e Kuq tashmë e kanë pranuar që Martial nuk do të zhvillohet kurrë si një sulmuesi mirëfilltë 9.
Tashmë kjo temë është duke u diskutuar në bordin drejtues dhe opsioni për shitjen e tij këtë verë duket shumë i mundur që të ndodhë.
Përfaqësuesi i kombëtares franceze është pjesë e United qysh prej vitit 2015 kur u transferua nga Monaco dhe tashmë duket se aventura e tij me Djajtë e Kuq po vjen kah fundi.